Osmani: Bëj thirrje për shënim dinjitoz dhe paqësor të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri apel për shënim paqësor dhe dinjitoz të 4 shkurtit, 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

“Më 4 shkurt, kur përulemi para varrit të Goce Dellçevit, përulemi para vizionarit të tij për një garë kulturore mes popujve. Bëj thirrje për shënim dinjitoz dhe paqësor të ditës kur shprehim respek ndaj idealit të tij për shoqëri të përparuara dhe për ndërtimin e vlerave civilizuese”, tha Osmani.

Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Osmani theksoi se çdo qytetar i Republikës së Bullgarisë dhe i çdo shteti tjetër është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se secili duhet të sillet me respekt ndaj vendit tonë.

“Të tregojmë pjekuri dhe të mos lejojmë që nacionalizmi të ushqehet përmes gjuhës së urrejtjes dhe përçmimit. Ne jemi një vend me perspektivë evropiane. Me traditën e dialogut ndëretnik, kohezionit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ne jemi shembull në botë. Ju ftoj të qëndrojmë në këto vlera tona“- theksoi Osmani.

Osmani u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë që t’i nënshtrohen provokimeve, me qëllim aë të mbrohen interesat e shtetit.

“Të mos lejojmë provokatorët dhe kidnapuesit ta kidnapojnë të ardhmen tonë evropiane ose ta përkeqësojnë imazhin që kemi ndërtuar si vend. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve dhe progresit të përbashkët”, tha Osmani.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…