Osmani dhe Zaharieva suksesshëm bashkë -kryesuan me takimin e Ministrave për Punë të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit: “Kryesimi përbashkët e projektoi idenë evropiane për rajonin”

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me ministren për Punë të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ishin nikoqirë të takimit të ministrave për Punë të Jashtme të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Ky takim është pjesë e ngjarjeve të njëpasnjëshme  në kuadër të kryesimit të përbashkët me Procesin nga ana e Maqedonisë së Veriut në vitin  2020.“Kryesimi parë i yni është moment historik me simbolikë të madhe, që vërteton se rajoni ndërmerr iniciativa dhe përgjegjësi ndaj proceseve që  e përcaktojnë ardhmërinë e tij. Këtu shohim shenja pozitive se një vend anëtare e BE-së dhe një vend kandidat mund të punojnë së bashku në interes të vendeve të rajonit”, theksoi Osmani në takim.Procesit i Berlinit, i nisur nga Kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, ka për qëllim që ta mbështesë integrimin evropian të vendit nga Ballkani Perëndimor nëpërmes ekonomisë më të madhe dhe ndërlidhjes. Osmani me këtë rast, shprehi falënderim deri të iniciatori dhe prijësi i Procesit të Berlinit- Gjermania, e cila ishte e përfaqësuar nga ministri Heiko Maas, i cili foli për konferencën e përbashkët për shtyp, e cila vijoi pas takimit.“Roli i Gjermanisë për progresin e përgjithshëm të rajonit është shumë i çmueshëm”, pohoi Osmani.“Realizuam kontribut efektiv për rajonin përmes rezultateve konkrete dhe të prekshme me efekt pozitiv të dukshëm për të gjithë.   Marrëveshja rajonale për udhëtim të lirë me letërnjoftime në vendet nga Ballkani Perëndimor, vazhdimi i iniciativave të suksesshme në korridoret e gjelbërta rajonale dhe drejt korridoreve transportuese të Bashkimit Evropian, si dhe impulsi shtesë drejt bashkëpunimit shëndetësor në këtë kohë të pandemisë, me iniciativa të suksesshme që do të krijojnë lehtësime shtesë për bizneset dhe qytetarët, edhe atë si në kornizat e transitit mes vendeve të Ballkanit, ashtu edhe në kuadër të lidhjes së tyre me vendet e Bashkimit Evropian”, tha Osmani. Ai ka ftuar kolegët e tij nga Ballkani Perëndimor të shikojnë drejt ardhmërisë dhe të punojnë bashkërisht në të gjitha projektet e përbashkëta dhe të përpiqen për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.“Si kurorë e përpjekjeve tona, nesër në Samitin e liderëve do të lansohet Plani Aksionar për vendosjen e Tregut të përbashkët rajonal dhe Agjendës së gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, që ishin të përgatitura nën udhëheqjen e Komisionit të Evropës dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal. Kjo do të thotë se për herë të parë formohet treg i përbashkët në bazë të BE-së, standardeve dhe kritereve të tregut të përbashkët evropian”, shtoi më tutje Osmani.Gjatë takimit, 6-të vendet nga Ballkani Perëndimor- Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, përshëndetën kryesimin, veçanërisht qëllimet e arritura në raport me përmirësimin e lidhjeve në çdo aspekt: transport, energji, lidhje digjitale mes njerëzve, afrim të të rinjve, përfshirë përmes arsimit, mbrojtje të ambientit njerëzor. U vërtetua përpjekja e përbashkët për anëtarësim të plotë në familjen evropiane nëpërmes zbatimit të reformave të nevojshme. Vendet e rajonit bënë thirrje që perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor të mbetet lartë në agjendën e BE-së.Pas përfundimit të takimit, ministrat Osmani dhe Zaharieva morën pjesë në Think-Tank Forum të organizuar nga ana e Institutit për Demokraci “Societas Civilis”- Shkup në bashkëpunim me Këshillin Evropian për politikë të jashtme (ECFR) nga Sofja. 

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…