Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave të Ministrisë së Ekonomisë nga Pakoja e katërt e masave të Qeverisë për revitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushtet e COVID 19

Fillon zbatimi i gjashtë masave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushtet e COVID 19, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook. Me vendim të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë do të transferojë 60,000,000 denarë, pra 1 milion euro në një llogari të veçantë të caktuar të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mundësojë fillimin e realizimit të një linje kredie pa interes për kompanitë mikro dhe të vogla të mesme nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për përballje me pasojat e COVID 19. Kjo linjë kredie do të lansohet me një grant nga Bashkimi Evropian përmes Bankës për Zhvillim në kuadër të masave për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushte të virusit COVID-19. Në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan edhe  dy programe në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e turizmit nga Pakoja e katërt e masave. Me këto dy programe fillon zbatimi i pesë masave nën kompetencën e Ministrisë së Ekonomisë për  mbështetje të sektorit të turizmit. Bëhet fjalë pët këto masa: -Kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara  hotelierike Grante për agjenci udhëtimi të licencuara -Grante për udhëzues të licencuar turistikë Granat për restorantet e dasmave – Grantet për këndet e lojërave  Vlera totale e dy programeve të mbështetjes së turizmit është 459,650,000 denarë. Pas publikimit të Programeve në Gazetën Zyrtare, Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrje publike në të cilat mund të aplikojnë të gjithë individët dhe personat juridikë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…