Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe Lartmadhërinë e tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe Lartmadhërinë e tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Me këtë rast, Ministri Al Nahyan e uroi ministrin Osmani për rizgjedhjen, duke shprehur pritjen për bashkëpunim më intensiv dhe më dinamik ndërmjet dy vendeve.Theks i veçantë iu kushtua pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në EXPO Dubai 2020 dhe përshtypjeve të Ministrit Al Nahyan gjatë vizitës së tij të djeshme në pavijonin tonë. Njëherazi, pas sulmeve terroriste të kryera nga Houthi që synonin civil në Abu Dhabi, Ministri Osmani u solidarizua dhe shprehu mbështetje në adresimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e sigurisë.Gjatë bisedës u konstatua zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, si dhe u përshëndetën marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimi multilateral. Gjithashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për prioritetet e politikës së jashtme të dy vendeve, si dhe për çështje aktuale ndërkombëtare dhe tema rajonale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…