Bekteshi dhe Lorer nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen dhe bashkëpunimin investues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri për Inovacion dhe Rritje i Republikës së Bullgarisë Daniel Lorer nënshkruan Memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Bullgare për Promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme pranë Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Bullgarisë. Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është promovimi i bashkëpunimit tregtar dhe investues ndërmjet ndërmarrjeve dhe veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të të dy vendeve. Sipas memorandumit, Agjencia për Mbështetje të Sipërmarrësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme pranë Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Bullgarisë në periudhën e ardhshme do të prezantojnë mundësi të reja për bashkëpunim tregtar dhe investues dhe të inkurajojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) nga të dy vendet që të mbajnë forma të ndryshme bashkëpunimi. Bashkëpunimi në përputhje me memorandumin e nënshkruar do të jetë në pjesën e shkëmbimit të informacioneve lidhur me politikat dhe masat për promovimin e NVM-së (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme), shkëmbimin e përvojave në organizimin dhe administrimin e aktiviteteve për ofrimin e shërbimeve për NVM-në, organizimin e seminareve, panaireve dhe ekspozitave të tjera promovuese, aktivitete për forcimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet NVM-së nga të dyja vendet.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…