Osmani në Këshillin Ministror të OSBE-së në Stokholm

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Këshillit ministror të OSBE-së, kishte fjalim në sesion plenar të Këshillit. Në fjalimin e tij para Ministrave të vendeve pjesëmarrëse Osmani theksoi nevojën për ballafaqimin e përbashkët me sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni i OSBE-së dhe më gjerë – si terrorizmi transnacional, kërcënimet e tregtisë së armëve, migrimi masiv dhe rritja e krizave humanitare. Organizata me mandatin dhe mjetet e saj mund të kontribuojë pozitivisht në atë drejtim, gjë që kërkon vullnet dhe mbështetje më të madhe politike nga vetë vendet. “Si krrzesues i ardhshëm i Organizatës në vitin 2023, Maqedonia e Veriut do të punojë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe parimeve thelbësore të OSBE-së, duke filluar nga fillimi i muajit të ardhshëm, si pjesë e treshes së kryesuesve, së bashku me Poloninë dhe Suedi”, ka thënë Osmani. Në fjalën e tij, Osmani theksoi Maqedoninë e Veriut si shembull të një demokracie multietnike funksionale, në harmoni me vlerat dhe obligimet e OSBE-së. Në fund, Osmani potencoi rëndësinë e perspektivës evropiane për rajonin, si një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e tij. Në margjinat e Këshillit të Ministrave, Osmani ka takuar kolegë nga Finlanda, Polonia, Rumania, Malta, Austria, Shefin e delegacionit francez dhe përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…