Nuredini: Patjetër duhet të ketë bashkëpunim që të merremi me mbeturinat

Në takimin e sotëm me kryetarët e rajonit planor Jugperëndimor dhe atë të Pellagonisë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me Sekretaren Shtetërore Kaja Shukova dhe ekipin e ekspertëve të Ministrisë i njoftuan kryetarët për aktivitetet e ardhshme për vendosjen e sistemit për menaxhimin me mbeturinat për këto rajone.   Fokusi nuk ishte vetëm informimi i kryetarëve të komunave për statusin e projektit, për të cilin pas studimit të përgatitur nga BERZH është marrë përgjigje pozitive në kërkesën e Qeverisë për fillimin e procedurës për marrjen e kredisë për ndërtimin e sistemit, por edhe për të dëgjuar mendimet e tyre, të ofrohet mbështetje e procesit dhe të mobilizohen burimet e disponueshme për shkak të efikasitetit më të madh të zbatimit.   Kryetarët shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, duke qenë se zgjidhja e problemit të menaxhimit me mbeturinat është në krye të agjendave të tyre.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…