Osmani në Samitin e Frankofonisë, takime me Trudo, Mishel dhe liderë të tjerë botërorë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të Samitit të sotëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të Frankofonisë, i cili po mbahet në ishullin Xherba të Tunizisë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me liderë  botërorë, përfshirë këtu Kryeministrin kanadez, Xhastin Trudo si dhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Çarlls  Mishel.

Në kuadër të takimeve, përveç temave të Samitit të Frankofonisë, Osmani i shfrytëzoi edhe për të shkëmbyer mendime për tema aktuale që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit, sfidat gjeopolitike brenda aleancës së NATO-s, si dhe prioritetet e kryesimit të ardhshëm të OSBE-së në vitin 2023.

Udhëheqësit botërorë të vendeve anëtare të Frankofonisë u mblodhën për dy ditë në Xherba të Tunizisë, në Samitin e Frankofonisë, i cili po mbahet për herë të parë në një vend arab të Afrikës së Veriut, ku morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 88 vendeve nga 5 kontinente.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…