Bëhet shpërndarja e teksteve shkollore të reja për arsimin fillor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjatë ditës së djeshme filloi dorëzimi i teksteve shkollore të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta në arsimin fillor.

 Deri në fund të këtij muaji do të përfundojë shpërndarja e 70% të teksteve për këto klasa. Bëhet fjalë për tekste krejtësisht të reja, të realizuara në përputhje me kurrikulat e reja, të cilat do të zëvendësojnë materialet mësimore të përdorura nga nxënësit më të vegjël që u janë shpërndarë para fillimit të vitit shkollor.

 Menjëherë pas shtypjes dhe dorëzimit të teksteve për arsimin fillor, vazhdon shtypja e disa teksteve të reja për arsimin e mesëm profesional.Në ndërkohë, MASH, së bashku me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në plan-programet e reja mësimore dhe tekstet shkollore, sepse ky është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, gjegjësisht për procesin edukativo arsimor. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…