Osmani në takim me Çavuşoğlu në margjinat e takimit të PBEJL-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në margjinat e takimit të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalia, Turqi.Osmani ka njoftuar nikoqirin me prioritetet e mandatit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme, me theks përkushtimin në mbajtjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me vendet nga fqinjësia e afërt dhe më gjerë, si përcaktim për kohezion më të fortë dhe sinergji të bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.“Kultivojmë traditë të miqësisë së gjatë dhe të afërt. Republika e Turqisë është partner i vendit tonë dhe në atë drejtim shohim mundësi për thellim të bashkëpunimit”, tha Osmani.Gjatë bisedës, Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që vjen nga Republika e Turqisë për anëtarësim të vendit tonë në strukturat euroatlantike, duke potencuar:“Jam i bindur se perspektiva e qartë dhe e pakontestueshme nga vendet e rajonit në BE është mekanizmi i vërtetë dhe e vetmja alternativë për paqe të qëndrueshme e vendeve të Evropës juglindore”. Shefat e diplomacive folën edhe për bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, mbrojtjes, kulturës, turizmit, por edhe për luftën kundër terrorizmit dhe formave tjera të ekstremizmit.Ministri Çavuşoğlu, vërtetoi gatishmërinë për përforcimin e bashkëpunimit në plan bilateral, rajonal, si dhe në proceset integruese. Interes të veçantë i dha intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe interesit potencial të investimeve turke në tregun e Maqedonisë së Veriut, ku tashmë shihen rezultatet.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…