Osmani në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, në margjinat e takimit të Procesit për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, në Antalia, Turqi.Në takim, bashkëbiseduesit riafirmuan përpjekjet e përbashkëta për mbajtjen e kontinuitetit në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe avancimin e tyre të mëtejshëm si kontribut për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.Me vëmendje të veçantë dhe kënaqësi u shqyrtuan projektet konkrete në rritjen e dinamikës në bashkëpunimin rajonal, si në kuadër të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, ashtu edhe në pritje të mbajtjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që në kuadër të Procesit të Berlinit do të mbahet në Sofje, javën që vjen.“Ne, vendet e rajonit kemi një qëllim të përbashkët, bashkim nën ombrellën e BE-së. Zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi në rajon paraqesin nxitje shtesë për realizimin e perspektivës evropiane, por edhe burim autentik i stabilitetit dhe një e ardhme e parashikueshme, që është interes bazë i secilit vend nga rajoni”, theksoi ministri Osmani.Bashkëfolësit potencuan edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, si dhe vendimin e fundit të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për hapjen e kufijve për lëvizje të lirë pa nevojën e dorëzimit të testeve, duke filluar nga 10 nëntori 2020.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…