Osmani takime në Bundestag

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Berlin, sot në Bundestag realizoi takime me Mihail Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së. Në fokusin e bisedave ishte dosja evropiane e vendit tonë dhe nevoja për hapa vendimtarë nga BE-ja në lidhje me proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisur nga rreziqet e reja gjeopolitike në rajon. “Me hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, BE-ja do të demonstrojë drejtimin e saj gjeostrategjik dhe rrjedhimisht do të forcojë arkitekturën e përbashkët evropiane të sigurisë”, tha ministri Osmani. Nga bashkëbiseduesit u konfirmua angazhimi konzistent gjerman dhe mbështetja në rrugën evropiane te Maqedonisë së Veriut për të ruajtur kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…