Përfundoi pjesa e parë e Dialogut Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Deri më tani, në kuadër të Dialogut Strategjik, janë mbajtur disa sesione, në të cilat delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe të ShBA-së i hapën temat me interes për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Pas fjalimeve hyrëse të shefave të delegacioneve, Bujar Osmani dhe Karen Donfrid, u mbajtën edhe panelet për Iniciativat Rajonale, lidhshmërinë e qytetarëve, sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe paneli për energjinë dhe mjedisin jetësor. Sipas temave dhe fushave që i mbulojnë panelet, përveç Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishin fjalime edhe Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Ministria e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, mbajti fjalime dhe ndërhyrje. Në kuadër të dialogut u shqyrtua situata dhe progresi i vendit në të gjitha temat, si dhe roli dhe mbështetja që ShBA-të e ofrojnë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. U dakorduan për një sërë temash, të cilat pas përfundimit të dialogut do të bëhen pjesë e deklaratës së përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në pjesën e dytë të dialogut që vijon do të mbahen panelet për Sundimin e Ligjit dhe Qeverisjen e Mirë, Tregtinë dhe Investimet, pritet të bëhet edhe prerje e bashkëpunimit dypalësh. Prandaj, përveç ministrave të pranishëm, përmes video-konferencës do të kyçet edhe Zëvendëskryeministrja e Qeverisë përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska. Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqet avancim të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe hap kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale, si dhe konkretizim dhe përcaktim konkret të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme. 

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…