Bekteshi në Dialogun Strategjik SHBA – Maqedonia e Veriut: Jemi të përkushtuar fuqishëm për të investuar në sektorin e energjisë

Po punohet për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror me vendet fqinje, si dhe krijimin e kushteve për investime në burimet e rinovueshme të energjisë, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimin e punës me temën “Energjia dhe Mjedisi Jeësor” në kuadër të Dialogut Strategjikë SHBA – Maqedonia e Veriut që po zhvillohet sot në Uashington. Ne jemi të përkushtuar fuqishëm për të garantuar sigurinë energjetike të vendit, për diversifikimin e burimeve me furnizim me energji, tranzicionin energjetik dhe investimet në energjinë e gjelbër. Në këtë drejtim, Bekteshi prezantoi aktivitetet e vazhdueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht investimet në ndërtimin e kapaciteteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë siç janë hidrocentralet dhe termocentralet fotovoltaike, masat e dekarbonizimit në kuadër të Planit Nacional për Energji dhe Klimë, si dhe masat për zhvillim të tregut të energjisë elektrike. Këto masa synojnë të krijojnë pavarësi në sektorin e energjisë që çon në mbështetjen e sigurisë nacionale dhe ndërtimin e një rrjeti dhe sistemi informacioni për sigurinë kibernetike.  “Deri në fund të vitit është paraparë të fillojë ndërtimi i gazsjellësit të interkonjeksionit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe përmes thirrjeve publike për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë shtetërore dhe private, do të inkurajohen investimet në burimet e rinovueshme të energjisë. ”, tha ministri Bekteshi. Siguria kibernetike është një shtysë e re për Maqedoninë e Veriut, për të cilën ministri theksoi se plani është që fillimisht të vendoset një kornizë ligjore për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit në energji, veçanërisht në infrastrukturën kritike energjetike, e cila do të transpozojë direktivën përkatëse evropiane. Të dyja palët theksuan angazhimin për forcimin e partneritetit për bashkëpunim në fushën e energjisë, me theks të veçantë në temat e diskutuara në Dialogun Strategjik dhe angazhimet që dalin nga Marrëveshja e Parisit për heqjen graduale të qymyrit deri në vitin 2030, që buron nga Strategjia për zhvillimin e energjetikës së Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2040 dhe rekomandimet e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë për përgatitjen e Planit të Integruar Nacional të Energjisë dhe Klimës.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…