Plani i integritetit të MPB/ Bushi: Produkt i përcaktimeve strategjike, zbatimi pa kompromis i shtetit të së drejtës

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në partneritet me Qendrën e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF), promovuan Planin e Integritetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2025).

Ky dokument është produkt jo vetëm i detyrimeve tona ligjore, por edhe i përcaktimeve strategjike reformuese me qëllim të zbatimit pa kompromis të ligjeve dhe shtetit të së drejtës, si qëllim parësor i funksionimit institucional.

Ajo që është edhe më domethënëse, ky dokument i brendshëm antikorrupsion përmban një sërë masash që parandalojnë dhe eliminojnë mundësitë për shfaqjen dhe zhvillimin e formave të ndryshme të sjelljeve korruptive dhe joprofesionale brenda radhëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat janë ndërtuar mbi bazën e analizave dhe vlerësimeve të ndjeshmërisë së vendeve të caktuara të punës për shfaqjen dhe zhvillimin e veprimeve korruptive dhe formave të tjera të sjelljes joprofesionale të punonjësve.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1004462124044840&set=pcb.1004462234044829
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…