Bekteshi: Nuk ka rritje të çmimit, rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike nga 1 dhjetori

“Nga 1 dhjetori kthejmë tarifën e lirë për energjinë elektrike”, ka shkruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

Ministri njoftoi se nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Siç njoftoi sot Komisioni Rregullator, çmimi total i energjisë elektrike nga 1 korriku në bllokun e parë do të ketë zbritje me 7.04%. Çmimi total i energjisë elektrike në bllokun e dytë do të ketë zbrijte me 4.09%. Çmimi i energjisë elektrike në bllokun e tretë rritet me 2.54% dhe në bllokun e katërt me 2.42%.

Çmimet e energjisë elektrike në tarifën e lirë mbeten pothuajse identike.

Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të jetë e vlefshme nga 1 dhjetori nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…