Rexhepi: Universiteti “Nënë Tereza” me hapësira të reja në kazermën Ilinden në Shkup

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Bekim Rexhepi sot realizoi takim pune me rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. dr. Izet Zeqiri me çrast i dorëzoi atij vendimin e Minitrisë së Transportit dhe Lidhjeve me të cilin lejohet fillimi i ristruktuimit të objekteve në kuadër të kazermës Ilinden që i janë ndar këtij universiteti..Me këtë, nga sot Universiteti Nënë Tereza ka në pronësi të plotë tokën prej 50 mijë metrash katrorë dhe gjashtë objekte që do të adaptohen për nevojat e universitetit.Ndërkaqë, kohë më parë me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, UNT-së i janë ndarrë objekete ekzistuese në kuadër të kazermës Ilinden të cilat do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët.Në këtë rast, rektori Zeqiri në emër të stafit drejtues të UNT-së dhe studentëve faleminderoi zëvendës ministrin Rexhepi për angazhimin e tij dhe përshpejtimin e procedurave, me çrast i ndau atij një plaketë në shenjë mirënjohjeje për gjithë kontributin e tij për këtë ditë historike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…