Samiti i liderëve/ Ademi: Shenjë se në këtë rrugëtim jemi bashkë dhe kemi të ardhme të përbashkët

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në një deklaratë për media ka komentuar lidhur me Samitin e liderëve të procesit të Berlinit i cili po mbahet në Sofje, e që këtë vit bashkëkryesohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria.Kryetari i Komisionit për Cështje Evropiane, Arbër Ademi ka theksuar se kjo është shenjë se dyja vendet në këtë rrugëtim janë bashkë dhe kanë të ardhme të përbashkët.Deputeti Ademi ka porositur se tani të gjithë duhet të fokusohemi dhe mos ta lëshojmë këtë moment historik i cili është i rëndësishëm për ne, për Bullgarinë, por edhe për Bashkimin Evropian në përgjithësi!“Sot në Sofje mbahet Samiti i liderëve të procesit të Berlinit, i cili këtë vit bashkëkryesohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria.Kjo është shenjë se në këtë rrugëtim jemi bashkë dhe kemi të ardhme të përbashkët, andaj duhet tani të gjithë të fokusohemi dhe mos ta lëshojmë këtë moment historik i cili është i rëndësishëm për ne, për Bullgarinë, por edhe për Bashkimin Evropian në përgjithësi!” – ka deklaruar Arbër Ademi

Related posts

Kuvendi

Koordinatore e Grupit Parlamentar Rina Ajdari Rina Ajdari është e lindur më 09.06.1984 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme, gjimnazin e…

Kuvendi

Zëvendës Koordinatore e Grupit Parlamentar Dijana Toska Dijana Toska u lind më 4 qershor 1965 në Shkup, ku kreu edhe shkollimin fillor…

Kuvendi

Përbërja e Grupit Parlamentar Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj 2024, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) garoi si forca udhëheqëse…