Bekteshi: Gjithsej 400 kompani do të marrin 17.2 milion euro mbështetje financiare për realizimin e investimeve

Gjithsej 400 kompani që kanë investuar gjatë dhe në periudhën post kovid do të marrin një total prej 17.2 milion euro mbështetje financiare nga shteti.   Sot, Qeveria miratoi listën e kompanive që plotësuan kushtet nga Thirrja Publike për mbështetje financiare për të forcuar konkurrencën, njoftoi kështu Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook. Siç njoftoi ministri Bekteshi, kjo do të thotë që kjo masë që do të zbatohet ishte pjesë e Pakos së tretë të masave ekonomike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për parandalimin e pasojave nga Covid 19.   „Në periudhën e ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të nënshkruajë marrëveshje me kompanitë për realizimin e investimeve, me çka do të filloj edhe pagesa e mjeteve. Qëllimi i kësaj mase është të mbështesë drejtpërdrejt kompanitë në mënyrë që të stabilizojnë dhe rinovojnë konkurrencën e tyre, duke përfshirë kthimin e tregjeve të humbura, me çka do të mbahen sipërmarrjet e biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë vendore përmes realizimit të një projekti investimi gjatë dhe në periudhën post covid nga marsi 2020 deri në dhjetor 2021“ shkroi ministri Bekteshi.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…