Sekretari Aziri: BDI ka dorëzuar dy amandamente në Parlament për zgjidhje sistemore afatgjate në ligjin për kulturë

Z. Valmir Aziri, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emisionin Argument, në RTVM2 theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar dy amandamente në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të garantuar me ligj përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në Ministrinë e Kulturës. Me këtë, do të parandalohet mbivotim nëpër komisionet e projekteve, ashtu siç ka ndodhur deri tani. Për më tepër, sekretari Aziri potencoi që vetëm zgjidhja sistemore me ndërhyrje në ligjin për kulturë do të ishte zgjidhja afatgjate. Sekretari Aziri theksoi edhe nevojën për të përfshirë badinterin / mekanizmin mbrojtës që ruan nga diskriminimi te puna e komisioneve si dhe te sjellja e programit dhe vendimeve që merren tash por edhe që do të merren në të ardhmen nga Ministri/Ministresha e Kulturës. Badinteri deri më tani është pjesë e të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me çështjen e arsimit, kulturës dhe interesave të shqiptarëve.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…