Sekretari Aziri takoi drejtoret e institucioneve kulturore

Sot (9 Nëntor), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri në hapësirat e Galerisë Kombëtare ,realizoi takim me drejtoreshën e Qendrës Kulturore Informative Sermine Purini, drejtoreshën e Galerisë Kombëtare Dita Starova Qerimi,  drejtorin e Teatrit të Shqiptarë Adem Karaga, drejtorin e Qendrës Nacionale për Konservim Mehmet Selmani, drejtorin e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare të RMV-së Shkodran Tolaj, drejtorin e Galerisë së Tetovës Ilir Kurtishi, drejtorin e Teatrit të Tetovës Bekim Smajli si dhe drejtorin e Pallatit të Kulturës në Tetovë Artan Asllanaj. Në takim u bisedua për sfidat e Institucioneve në kulturë në kohë pandemie, gjithashtu u diskutua dhe u hap debat për projektet e Institucioneve Kulturore për vitin 2021 dhe qasja e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut karshi shqetësimeve të komunitetit artistik dhe Institucioneve Kulturore. Mes tjerash, u diskutua edhe për mënyrën se si zgjidhen anëtarët e komisioneve dhe vlerësimet që ju bëhen projekteve si dhe gjetja e mënyrës së duhur dhe krijimi i praktikave të reja për të ju dal në ndihmë artistëve në kohë pandemie.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…