Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin lidhur me – Projektin Partneritet të Hapur Qeveritar. Bashkëqeverisim. Pushteti është edhe i qytetarëve. Projekti për Partneritet të Hapur Qveritar është në fazat e fundit para implementimit. Jemi në përgatitje të Planit Aksional të 5-ë për Partneritet të Hapur Qeveritar 2021 – 2023. Kemi çuar për shqyrtim disa çështje deri tek disa Organizata joqeveritare. Organizatat joqeveritare po zhvillojnë takime dhe mbledhje me institucionet përkatëse. Institucionet kanë hapur debat mbi propozimet e OJQ-ve dhe pritet të merren vendime. Pas marrjes së këtyre vendimeve, MSHIA do të organizojë këshill, ku do të diskutohen detajet e fundit dhe pas kësaj fillon zbatimi i Planit Aksional.