Shaqiri dhe Trençevska u takuan me prindërit e Ëmblës

Shaqiri dhe Trençevska u takuan me prindërit e Ëmblës: Krijojmë shoqëri gjithëpërfshirëse në të cilën do të ketë qasje të barabartë për çdo fëmijë   Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska sot pasdite u takuan me prindërit e nxënëses Ëmbla në Qendrën për Punë Sociale në Gostivar. Në takim morën pjesë edhe drejtorët e QPS Gostivar dhe shkollës fillore komunale atje. Qëllimi i takimit ishte tejkalimi i sfidave dhe ngritja e vetëdijes kolektive kundër diskriminimit përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. “Ëmbla u kthye në shkollë, me çka dhe u mbyll ky rast. Në fund ajo fitoi, ndërsa opinioni publik për këtë rast duhet të kthehet në një motiv për të gjithë ne në luftën kundër diskriminimit ndaj nxënësve me aftësi të kufizuara. Çdo fëmijë duhet të ketë qasje të barabartë në arsim dhe ne si ministri dhe Qeveri po punojmë shumë që ta sigurojmë atë qasje”, tha Shaqiri pas takimit. Ministri bëri thirrje për t’u bashkuar në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe theksoi se MASH tashmë është duke punuar në forcimin e shërbimeve profesionale psikologjike pedagogjike, për çka edhe janë angazhuar 500 asistentë edukativë të cilët janë mbështetje direkte për nxënësit në mësim të rregullt. MASH investon në krijimin e kushteve për akses për të gjithë në të gjitha objektet shkollore dhe në përgatitjen e librave dhe mjeteve didaktike inkluzive.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…