Nuredini: Takim me ambasadorin e Kinës shkelqësia e tij, Xhang Xuo

Sot është zhvilluar një takim mes ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini  me ambasadorin e Kinës shkelqësia e tij, Xhang Xuo ku biseduan për Коnferencën e Dytë Ministrore vijuese për mjedisin jetësor në kuadër të bashkëpunimit të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.   Ministri Nuredini falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në Konferencën që do të mbahet më 25 shkurt dhe shprehu kënaqësinë për mundësinë për të diskutuar në nivel të lartë për “Zgjidhjet e Mbështetura tek Natyra dhe rolin e tyre në promovimin e neutralitetit të karbonit”.  Bashkëbiseduesit u dakorduan se kjo temë është e një interesi të përbashkët duke pasur parasysh se MMJPH tashmë ka pranuar dhe po zbaton parimin e Zgjidhjeve të Mbështetura tek Natyra, veçanërisht në zgjidhjet për reduktimin e ndryshimeve klimatike dhe ballafaqimin me sfidën e arritjes së neutralitetit të karbonit.   Konferencës së nivelit të lartë do t’i paraprijë një takim në nivel teknik, ku do të shkëmbehen njohuritë, sfidat dhe mënyrat e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet vepruesve të ndryshëm socialë nga më shumë vende pjesëmarrëse.   Ministri Nuredini falënderoi ambasadorin Xuo për mbështetjen e Kinës në proceset e UNESCO-s, lidhur me statusin e Liqenit të Ohrit, si dhe diskutuan për bashkëpunimin e mundshëm në mbrojtjen e pasurisë sone unike natyrore.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…