Shaqiri: Filluam aktivitetet per ndryshimin e Ligjit për aplikimin e sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësimin e punës

📌Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka filluar aktivitetet për ndryshimin e Ligjit për aplikimin e sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësimin e punës dhe ofrimit të shërbimeve në shërbimin e shtetit.👉Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve është harmonizimi i këtij ligji me Ligjin për Shërbimet, i cili u miratua në vitin 2019 dhe i cili përputhet me Direktivat e Bashkimit Evropian.👉Gjithashtu, do të krijohet procedurë për auditim të jashtëm, e përpunuar nga Instituti Evropian i Administratës Publike (EIPA), e cila do t’ua mundësojë  institucioneve shtetërore të cilat kanë zbatuar kornizën e përbashkët të vlerësimit, ta vërtetojnë suksesin e zbatimit të këtij mjeti menaxhues me cilësinë, duke marrë reagime mbi prezantimin e konceptit të menaxhimit të plotë të cilësisë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…