Së bashku me më tepër ministra të resoreve sot patëm takim me ambasadorin e BE, David Gere, për të rishikuar masat e reformës që do të implementohen me Programin për reformat ekonomike 2021-2023, të koordinuar nga Ministria e Financave. Fokusi i Programit të ri të Reformës Ekonomike do të jetë tejkalimi i pasojave të krizës të shkaktuar nga pandemia Covid-19, si dhe vendosja e bazës për një rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, ekonomia e gjelbër, digjitalizimi i proceseve dhe përmirësimi i përgjithshëm i të gjitha proceseve dhe kushteve në shoqëri.Theksova që brenda vitit 2021 si ministër i shoqërisë informatike dhe administrates theks të veçantë do t’i japim implementimit dhe zhvillimit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset, duke zvogëluar pritjet në sportele, humbjen e kohës dhe ndikimit të faktorit njerëzor në funksionimin dhe automatizimin e shërbimeve të institucioneve përmes projektit 3 vjeçar “Përmirësimi i shërbimeve elektronike qeveritare”. Edhe pse përballemi me krizën globale shëndetësore dhe ekonomike, tani është koha e duhur për të bërë reforma, pasi pikat kritike janë më të lehta për t’u dalluar. Programi do t’i paraqitet Komisionit Evropian gjatë javës tjetër, brenda afateve të përcaktuara.