Shaqiri: Harmonizojmë ligjet vendase nga sfera e mediave me Direktivën Europiane për shërbimet e mediave audiovizive 2018/1808

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me harmonizimin e ligjeve vendase nga sfera e mediave me Direktivën Europiane për shërbimet e mediave audiovizive 2018/1808. Në periudhën në vijim Ministria e Shoqërisë Informatike dhe administratës do të punojë për harmonizimin e Ligjeve vendase nga sfera e mediave me Direktivën Europiane për shërbimet e mediave audiovizive 2018/1808. Në kuadër të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, harmonizimi i legjislacionit të fushës audiovizive me “acquis communitaire” është detyrim për Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet kandidat për anëtarësim në BE. Në këto kushte, prioriteti i ardhshëm do të jetë transpozimi i ndryshimeve të miratuara në legjislacionin e brendshëm kombëtar me qëllim përafrimin e legjislacionit të brendshëm me acquis të BE-së. Ndryshimet në Direktivën e re të Bashkimit Evropian përfshijnë, ndër të tjera, disa rregullime të reja që synojnë mbrojtje më të mirë të të miturve; ndryshime në rregullat e komunikimeve me natyrë tregtare, rregulla të reja për platformat online, promovimin e veprave evropiane, rregulla më të mira për mbrotjen e qytetarëve nga nxitja e urrejtjes si dhe kompetencat e trupave rregullatorë. Me qëllim të një procesi sa më profesional, përfaqësues të MSHIA-së gjatë muajve të fundit kanë marrë pjesë në trajnime dhe konferenca, ku nga ana ekspertëve të jashtëm është prezantuar Direktiva e re e BE-së e cila duhet të transponohet në legjislacionin vendas.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…