Shaqiri: Jemi të vendosur për t’i përmbushur të gjitha objektivat tona

Sipas indeksit nacional për siguri kibernetike të cilin e shpall Akademia estoneze për e-qeverisje, Republika e Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit shënon një ngjitje të dukshme prej 20 vendesh.Ky indeks e mat nivelin e sigurisë kibernetike në secilin shtet, gatishmërinë për luftë ndaj sulmeve dhe krimeve kibernetike dhe identifikon politikat kryesore në të cilat duhet vepruar për përmirësim të gjendjes. Ndjekja dhe matja e vendeve bëhet në bazë të këtyre indikatorëve: zhvillim i politikave për siguri kibernetike, analizë dhe informim për kërcënimet kibernetike, arsimim dhe zhvillim profesional, kontribut ndaj sigurisë kibernetike globale; mbrojtje e vazhdueshme e shërbimeve digjitale, mbrojtje të shërbimeve bazë, e-identifikim dhe shërbime të besueshme, ruajtje e të dhënave personale; përgjigje ndaj incidenteve kibernetike, menaxhim me krizat kibernetike, lufta kundër krimit kibernetik, operacione kibernetike lufte.Në këtë kontekst, vendi ynë në vitet e mëparshme gjendej mes vendit të 70-ë dhe 60-ë në ranglistën globale, dy raportet e fundit të këtij viti tregojnë ngjitjen në vendin e 45-ë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka shënohet një arritje e madhe në këtë fushë.Sipas Indeksit, përsa i përket rajonit, për momentin Republika e Maqedonisë së Veriut radhitet në më lartë se Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi.Në rezultatet e hulumtimit të fundit, të shpallura në shkurt të vitit 2021 shihet se Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar gatishmëri më të lartë në fusha të lidhura me ruajtjen e të dhënave personale, të ligjvënies dhe të njësive policore për ruajtje nga krimi kibernetik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…