Shaqiri: Lajm i mirë progresi i Maqedonisë së Veriut në sferën e lirisë së mediave

Reporterët pa kufij kanë publikuar indeksin e lirisë së medias, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka shënuar progres në krahasim me vitin e kaluar dhe rangohet me lartë se një pjesë e vendeve të rajonit si Serbia, Bullgaria apo Mali i Zi.👉Në Raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij (Reporters without borders), Maqedonia e Veriut renditet e 90-ta në botë sipas lirisë së medias. Kjo është renditja më e lartë e vendit që nga viti 2013, dhe përmirësim për dy pozicione nga viti i kaluar.Situatat e krijuara gjatë vitit 2020 e kanë vështirësuar punën e mediave dhe gazetarëve ashtu si edhe të gjithë institucioneve në vend, dhe padyshim që liria e medias mbetet një sfidë e hapur për të gjithë ne.👉Në këtë drejtim hapat që po ndërmerr Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës fillimisht kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian ne sferën e medias dhe veprimtarisë audivizive, dhe bashkëpunimin e hapur me BE-në dhe të gjithë aktorët mediatik në vend, me qëllim që të kontribojë për një klime më të mirë mediatike dhe informim të paanshëm dhe cilësor të qytetarëve nga mediat vendase.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…