Shaqiri: Marrëveshja e Ohrit na la detyrimin për t’i udhëhequr të rinjtë drejt mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe multikulturalizmit 

Marrëveshja e Paqes së Ohrit është një moment historik në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, një simbol i aspiratave demokratike dhe një udhërrëfyes për një të ardhme të begatë të atdheut tonë të përbashkët.

Duke festuar përvjetorin e nënshkrimit të tij, na kujtohet detyrimi i madh që ai na la – të punojmë së bashku për të krijuar një shtet demokratik dhe funksional që të gjithë ata që jetojnë në të ta ndiejnë si të tyren. Me ndryshimet thelbësore që po bëjmë në arsim, ne po i drejtojmë të rinjtë drejt mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe multikulturalizmit, si vlera themelore qytetare.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, duke uruar me rastin e kësaj date madhështore, po ashtu ka treguar se reformat, të cilat janë bërë në bashkëpunim me të gjitha organizatat dhe institucionet relevante ndërkombëtare, do ta arrijnë qëllimin që gjeneratat tona të reja, nga klasa në klasë, gradualisht por në vazhdimësi, të ndërtohen si individë solidarë, të respektojnë ata që janë të ndryshëm nga vetja dhe të punojnë për realizimin personal, të mos lëndojnë të tjerët. Kjo është mënyra e vetme e duhur nëse duam ta pozicionojmë vendin tonë për zhvillim, rritje dhe avancim.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…