Shaqiri: Mbështetja gjermane për procesin e reformave, nxit fuqishëm realizimin e tyre

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka zhvilluar sot një takim protokollar me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.S. Znj. Anke Holstein. Të dy bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve në fushën e arsimit, si dhe theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në procesin arsimor dhe në fushën e shkencës. Ministri Shaqiri falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen e madhe në projekte të ndryshme të realizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për përvojat që vendi i merr nga Republika Federale e Gjermanisë në fushën e arsimit të mesëm profesional.   Shaqiri e njoftoi ambasadoren Holstein edhe për realizimin e projektit për modernizimin e arsimit fillor, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të ndjekë dhe të përpiqet t’u përshtatet trendeve botërore në fushën e arsimit.   Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.S. Holstein theksoi se qeveria gjermane është e gatshme të thellojë bashkëpunimin në arsim dhe fushën kërkimore-shkencore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…