Shaqiri nga Sofja: Takimet e këtilla janë mundësi për tejkalimin e të gjitha sfidave që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve

Thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet  dy vendeve, zhvillimi i sistemeve arsimore përmes shkëmbimit të përvojave dhe lidhjes ndërinstitucionale ishte një nga pikat e diskutuara në seancën e parë të përbashkët ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë theksoi  ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Këto takime, shtoi Shaqiri, janë mundësi për të tejkaluar sfidat që ekzistojnë aktualisht mes nesh si fqinjë ndërsa  do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin mes shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë nga të dyja vendet. “Shkenca, përveç arsimit, mund të zgjidhë sfida dhe probleme, ndërsa në  këtë mënyrë edhe  të përmirësojë kushtet e jetesës. “Pres bashkëpunim të frytshëm ndërmjet shkencëtarëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, që do të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë fqinjësor dhe sukses në të ardhmen”, shtoi Shaqiri, duke falënderuar kolegët bullgarë për mikpritjen e tyre.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…