Shaqiri: Një pikë për shërbime” në Strugë drejt realizimit

Sot pata një takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko. Gjithmonë kënaqësi të takohem me persona vizionarë dhe punëtorë.Temë diskutimi e takimit të sotëm ishte realizimi i projektit të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë “Një pikë për shërbime” në qytetin e Strugës. Specifikimi i lokacionit të kësaj pike ishte detaji i fundit i papërcaktuar.Kryetari, z. Ramiz Merko, ka siguruar lokacionin për qendrën “Një pikë për shërbime” në ambientet e Komunës së Strugës. Pas sigurimit të lokacionit, ne do të përshpejtojmë procedurat dhe do përpiqemi t’a kemi gati këtë pikë për një kohë të shkurtë, në mënyrë që të ofrojmë shërbime cilësore sa më shpejt për qytetarët e Strugës.Në këtë pikë, qytetarët e Strugës do të mund të marrin shërbime nga institucione të ndryshme në një sportel të vetëm.Ndër të tjerash diskutuam edhe për punimet e shumta që po realizohen në territorin e Komunës së Strugës, ku shfrytëzova rastin të përgëzoj kryetarin Merko për punën e palodhshme.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…