MMJPH: Janë shpallur rezultatet e konkursit për ndarjen e fondeve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera në fushën e mjedisit jetësor

Janë shpallur rezultatet e konkursit për ndarjen e fondeve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera në fushën e mjedisit jetësorMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se janë shpallur rezultatet e Konkursit  për ndarjen e fondeve për financimin dhe zbatimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera në fushën e mjedisit jetësor në përputhje me Programin e investimeve në mjedisin jetësor për vitin 2021. Vlera totale e Programit është 65,000,000.00 denarë, ndërsa fondet janë të destinuara për financimin / bashkëfinancimin e projekteve për mbrojtjen dhe përmirësimin e ujërave, veçanërisht në ndërtimin e sistemeve të kanalizimeve dhe sistemeve për kullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut, edukimin dhe trajnimin në fushën e mjedisit jetësor, inkurajimin e studimeve arsimore, kërkimore dhe zhvillimore, programeve dhe projekteve për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit jetësor dhe natyrës.Mundësi për aplikim kishin komunat ose shoqatat e komunave, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, personat juridikë dhe fizikë, organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare dhe institucione shkencore dhe arsimore.Sipas rezultateve, 108 projekte në fushat e përmendura janë parashikuar për financim ose bashkëfinancim.Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.83

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…