Shaqiri: Paketa e gjashtë e masave ekonomike

Një milion euro do të ndahen për mbështetje të transmetuesve radio televiziv➡️Me paketën e gjashtë të masave ekonomike për revitalizimin e ekonomisë në kushte të Covid-19, do të vazhdojë mbështetja për subjektet më të prekuara nga situata e krijuar.Në kuadër të kësaj pakete, u propozua masa e parë e cila parasheh mbështetje për mediat përmes krijimit të një linje kreditore me vlerë prej 1 milion eurosh ose 61.500.000 denarësh, për gjithsej 55 kompani nga sfera e transmetimit të programeve radio televizive.➡️Кëto mjete janë paraparë për subjekte që kanë veprimtari prioritare emitimin e radio programeve (me shifër 60.10) dhe veprimtarinë e transmetimit të programeve televizive (me shifër 60.20).➡️Kjo masë planifikohet të zbatohet në periudhën katërvjeçare Maj 2021- Maj 2025, përmes krijimit të linjës së veçantë kreditore me 0% normë interesi.6️⃣☑️Këto masa janë vazhdimësi e masave të parapara ne kuadër të paketave paraprake të qeverisë me të cilat u munduam ta lehtësojmë punën e mediave gjatë kësaj periudhe të vështirë të shkaktuar nga pandemia

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…