Shaqiri: Po konkurrojmë për projekt kapital për mjekimin e kancerit me rreze jonike, i cili do të jetë një CERN i vogël në Ballkan

Republika e Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht e interesuar të jetë  qendër rajonale kërkimore për terapi tumorale dhe kërkime biomjekësore të bazuara në përshpejtuesit e rrezeve jonike. Për këtë qëllim, ne po punojmë që të sigurojmë kushte që vendi ynë të përzgjedhet për ndërtimin e Institutit Ndërkombëtar për Teknologjitë e Qëndrueshme të Evropës Juglindore (SEEIIST), i njohur si CERN i vogël i Ballkanit, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën për shtyp para takimeve të grupeve punuese të Komitetit Drejtues të SEEIIST. Shkupi po pret për herë të dytë Komitetin Drejtues të SEEIIST. Përveç vendit tonë, marrin pjesë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Kosova dhe në këto takime do të vendoset për kriteret që duhet të përmbushë vendi për të marrë ndërtimin e Institutit.

Ministri Shaqiri potencoi se në vende të tjera të rajonit, do të disperzohen qendra dhe rrjete  kërkimore  që  do të ndihmojnë punën e Institutit.

” Jam i entuziazmuar dhe  krenar që Ministria e Arsimit së bashku me Ministrinë e  Punëve të Jashtme janë pjesë e kësaj historie të bukur që pas disa vitesh do të rezultojë në vënien në punë të rrezes së parë jonike nga Instituti, i cili  do të ketë përmasat për të trajtuar 1000 pacientë në vit”, theksoi ministri, duke shtuar se ky nuk është një projekt me të cilin mund të fitohen pikë politike, sepse në realizimin e tij kanë marrë pjesë tre ministra para tij ndërsa në të ardhmen një nga pasuesit e tij do të ndjekë mjekimin  e pacientit të parë.

“Ky projekt  bën që të gjithë ne nga Ballkani t’i përveshim mëngët së bashku dhe të ndërtojmë ndërtesë të lartë për qëllimet e shkencës dhe humanizmit , pavarësisht nga gjuhët, kulturat dhe religjionet  e ndryshme”, u shpreh Shaqiri.

Në kuadër të aktiviteteve që kanë të bëjnë  me Institutin, tashmë është duke u zhvilluar akreditimi i lëndëve të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve lidhur me terapinë e grimcave, të cilat do të studiohen në Universitetin Kirili dhe Metodi ndërsa në Fakultetin Matematiko-Natyror  janë duke u përgatitur  dy tema të doktoratës me temë që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga rrezatimi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…