Shaqiri takoi Shefin e ri të OSBE, ambasadorin Wahl

Misioni i OSBE në Shkup do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për të përmirësuar të gjitha segmentet sociale, duke përfshirë sistemin arsimor, i cili në fakt është shtylla kryesore e strategjisë kombëtare për zhvillim. Pa ofertë të arsimit cilësor, nuk është e mundur të krijohen qytetarë që do të jenë krijues dhe zbatues të ndryshimeve që kërkon koha e re dhe që duhet të ndodhin për integrimin e shtetit në familjen europiane të vendeve të zhvilluara.

Ky është konkluzioni i takimit të sotëm të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri dhe Shefit të ri të Misionit të OSBE në Shkup, ambasadorit Kilian Wahl, në të cilin u diskutua për reformat aktuale në systemin arsimor, veçanërisht në fushën e arsimit fillor, por edhe për planet e ardhshme që do të mbështeten nga OSBE.

Ministri Shaqiri tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të ndërtojë një mjedis shkollor harmonik në të cilin nxënësit do të kenë besim të ndërsjellë, respekt për njëri-tjetrin dhe qëllimi i tyre i përbashkët do të jetë investimi i njohurive të fituara në përparimin e vendit tonë.

“Toleranca ndëretnike, respektimi i diversitetit, mirëkuptimi i ndërsjellë, respekti, janë vlera që janë të integruara në kurrikulat e reja në arsimin fillor dhe besoj se si edhe më parë, Misioni i OSBE në mënyra të ndryshme do të kontribuojë në efektuimin e tyre të plotë në mësimdhënie, por edhe përmes aktiviteteve jashtëshkollore”, tha Shaqiri, duke shtuar se segmenti i radhës për reforma do të jetë arsimi i mesëm, ku siç theksoi, ka mbështetje edhe nga OSBE, e cila ndihmoi në hartimin e projektligjit të ri për arsimin e mesëm.

Ambasadori Wahl, i cili gjithashtu është njohës i mirë i rrethanave në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh se punon në rajon për më shumë se 20 vjet, tha se Misioni i OSBE do t’i japë një shtytje të re politikave arsimore në periudhën e ardhshme dhe se përveç mbështetjes përmes projekteve dhe aktiviteteve aktuale, do të punohet edhe në inicimin e bashkëpunimeve të reja për të forcuar rolin e institucioneve arsimore.

Ai theksoi se është e një rëndësie të veçantë promovimi dhe fuqizimi i arsimit të integruar, mirëkuptimit ndëretnik, vlerave demokratike, studimit të gjuhëve dhe përgjithësisht interkulturalizmit, ashtu që padyshim që bashkëpunimi të vazhdojë dhe do të sigurohen resurse të reja për realizimin e aktiviteteve për të realizuar synimet e përbashkëta.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…