Nuredini – Rana: Mundësi bashkëpunimi në shfrytëzimin e energjisë diellore si një mënyrë e qëndrueshme për kalimin në një të ardhme neutrale ndaj karbonit 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi takim pune me ambasadorin e Indisë Sanjay Rana. Ambasadori informoi për mundësitë për përfshirjen e MMJPH-së dhe të vendit tonë në aktivitete që ofrohen në nivel global dhe kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, veçanërisht në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Përkatësisht, India është anëtare e Aleancës Ndërkombëtare Diellore, e cila ka 100 vende anëtare dhe e cila punon me qeveritë për të përmirësuar qasjen në energji dhe për të promovuar energjinë diellore si një mënyrë e qëndrueshme e kalimit në një të ardhme neutrale ndaj karbonit. Ambasadori Rana njoftoi misionin e Aleancës për të zhbllokuar rreth 1 trilion dollarë në investime në energjinë diellore deri në vitin 2030, duke përmirësua dhe reduktuar njëkohësisht koston e teknologjisë dhe financimin e saj.  

Ambasadori Rana njoftoi gjithashtu kryesimin e Indisë në grupin G20 në vitin 2023, i cili është forumi kryesor në botë për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar që luan një rol të rëndësishëm në formësimin, forcimin dhe qeverisjen e të gjitha çështjeve kryesore ekonomike ndërkombëtare.  

Gjithashtu, në takim është dakorduar pjesëmarrja e ministrit Nuredini në konferencën virtuale ministrore që do të mbahet në janar të vitit 2023, me organizim të Qeverisë së Indisë. Në seancën ministrore do të marrin pjesë 16 ministra të mjedisit jetësor dhe do të diskutojnë zhvillimin e qëndrueshëm, zhvillimin e balancuar me veprimet klimatike, prioritetet e vendeve të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike, ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike dhe përballjen me sfida të tjera.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…