Shaqiri u takua me drejtorin e Fondit të shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Faton Ahmeti

Bashkë me drejtorin e Fondit të shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Faton Ahmeti, zhvilluam takim pune ku diskutuam për disa çështje me interes të përbashkët.Ramë dakort që të krijojmë një grup të përbashkët pune për të zgjidhur një ngërç të krijuar në lidhje me rrogat e kuadrove të profili të caktuar.Temë diskutimi ishte edhe përfshirja e të gjitha shërbimeve të Fondit për shëndetësi në portalin tonë të e-shërbimeve. Unë edhe institucioni që unë drejtoj ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë për të përshpejtuar dhe përfunduar këtë proces. Edhe drejtori i Fondit të shëndetësisë, z. Ahmeti, shprehu gatishmërinë e tij për t’u përfshirë në këtë proces.Takimi i sotshëm ishte i frytshëm dhe në përfundim shprehëm qartë vullnetin për të thelluar bashkëpunimin tonë ndërinstitucional.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…