Bisedë telefonike, Osmani-Kuleba

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani me rastin e 26 vjetorit nga vendosja e raporteve diplomatike midis dy shteteve, realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas, Ministrin e Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba.Të dy ministrat u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina ndajnë vizion të përbashkët për Evropë stabile, të bashkuar dhe prosperuese. Në këtë kuptim, duke riafirmuar angazhimin e ndërsjellë për parime dhe vlera evropiane, Ministrat iu referuan integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të raporteve bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.Njëherit, u bisedua edhe për gjendjen aktuale në Ukrainën lindore, me çka Ministri Osmani e riafirmoi mbështetjen e qartë dhe  të paluhatshme të integritetit territorial të Ukrainës, duke bërë me dije se Maqedonia e Veriut përkrahë zbatimin e plotë të Marrëveshjeve në Minsk, në pajtim me përpjekjet e Kontakt grupit trilateral dhe procesin politik të Formatit Normandik në bazë të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…