Shaqiri: U zhvillua takimi i parë i grupit punues për përgatitjen e Ligjit të ri për riorganizim të organeve të administratës shtetërore

Në kuadër të aktiviteteve për riorganizim dhe optimizim të institucioneve, sot u zhvillua takimi i parë i grupit punues për përpunim të Ligjit të ri për riorganizim të organve të administratës shtetërore.👉Mora pjesë në takimin ku ishin të pranishëm, udhëheqësja e këtij projekti (teamleader), Sllagjana Taseva, përfaqësues të institucioneve relevante, sektorit qytetar dhe partive politike.👉Duke theksuar se Ministria për shoqëri informatike dhe administratë është gjithmonë e hapur për bashkëpunim, përshëndeta fillimin e këtij procesi, me të cilin në mënyrë transparente do të arrihet deri tek qëllimi kryesor: modernizim i administratës e cila do të jetë efikase dhe profesionale.👉Në takimin e sotëm u vendos dinamika e aktiviteteve në lidhje me përgatitjen e Ligjit të ri, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të rishikojnë draftin e planit aksional dhe draftin e parë të Ligjit, si dhe të shkëmbejnë mendimet e tyre në lidhje me këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, u ra dakord për hapat e ardhshëm për zbatimin e të gjithë procesit, në të cilin Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është institucioni udhëheqës.👉Vlen të theksohet se në fund të këtij procesi do kemi 16 ministri që do te krijojnë politikat, si dhe agjenci në kuadër të ministrive që do të merren me implementimin e politikave dhe inspektoriatet që do të meren me inspektimin e punëve.☑️Këto aktivitete janë pjesë e projektit IPA “Mbështetje për riorganizimin e administratës shtetërore”, i cili filloi në nëntor të vitit 2019, në kuadër të së cilit u krye një analizë funksionale e institucioneve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…