Shaqiri: Vazhdojmë të rrisim gjithëpërfshirjen e sistemit arsimor, vitin e ardhshëm mbështetje më të madhe për nxënësit me vështirësi

Do të vazhdojmë të rrisim gjithëpërfshirjen e sistemit arsimor, sepse të gjithë fëmijët duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor. Krahas trajnimeve të vazhdueshme për kuadrin e mësimdhënësve  në shkollat e rregullta,furnizimin e mjeteve të avancuara dhe mjeteve ndihmëse, ndarjes  së bursave etj., vitin e ardhshëm do të rrisim edhe mbështetjen në formën e asistencës arsimore për nxënësit me vështirësi, e cila nuk është më barrë për prindërit dhe kujdestarët, por obligim  i shtetit.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në SHF “Gjorgi Sugarev” në Manastir, ku së bashku me drejtorin e shkollës Robert Filipovski dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marija Koçovska dhe Beti Rabaxhievska Naumovska, nxënësve me vështirësi të cilët janë pjesë e procesit të rregullt edukativo-arsimor, i`u ndanë dhurata për Vitin e Ri të ofruara nga Qendra për përkrahje mësimore për fëmijët me vështirësi.

“Në buxhetin e MASH-it për vitin e ardhshëm kemi paraparë, më shumë mjete se këtë  vit për angazhimin  e asistentëve arsimorë që ju ndihmojnë nxënësve  me vështirësi në përvetësimin e materjes mësimore  dhe detyrave shkollore. “Secili  që kërkon asistent edukativ për fëmijën e tij dhe i plotëson kushtet ligjore, ne do t`iu ndihmojmë  dhe do t`iu plotësojmë të gjitha nevojat mbi këtë bazë”, tha Shaqiri.

Ministri rikujtoi  se në vitin vijues shkollor numri i asistentëve të angazhuar në shkollat e rregullta fillore është 720, gjegjësisht 220 më shumë se vitin e kaluar.

Drejtori i shkollës, Filipovski e informoi ministrin për të gjitha sukseset dhe arritjet e nxënësve dhe mësimdhënësve në vitin 2022 dhe siç theksoi  ai, procesi i gjithëpërfshirjes në shkollë po zhvillohet  mirë dhe do të mbetet prioritet edhe në vitin e ardhshëm kalendarik. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…