Rexhepi: Përfunduam rrugën ekspres Shtip – Koçan

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me Kryeministrin Kovaçevski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtorin e NP Rrugët shtetërore Ejup Rustemi ishin në përurimin e rrugës ekspres Shtip – Koçani.

Infrastruktura rrugore dhe modernizimi i saj janë të një rëndësie jetike për rritjen ekonomike të vendit dhe ne si qeveri vazhdojmë të ndërtojmë rrugët më moderne dhe më të sigurta.

Përfunduam rrugën ekspres Shtip – Koçan e paraparë të kryhet në dy faza. Faza e parë Shtip – Krupishte dhe faza e dyte Krupishte – Koçani në gjatësi prej 28 km, me vlerë 47 milionë euro, ky seksion është arteria kryesore e këtij rajoni dhe ky projekt kapital është me rëndësi strategjike për shtetin.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=617366207004931&set=pcb.617366367004915
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…