Shaqiri vizitoi shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”

Të respektojmë në vazhdimësi protokollet, për  realizim të suksesshëm të mësimit me prezencë fizike.Sot me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, vizitova SHFK “Kongresi i Manastirit” – Çair, ku të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u urova shumë suksese në procesin arsimor dhe mbi të gjitha uroj shëndet.Në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe duke marrë parasysh rekomandimet e UNICEF-it si organizata më e madhe në botë që punon për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës morën vendim që gjysmëvjetori i dytë të fillojë me 2 javë vonesë dhe me praninë fizike të të gjithë nxënësve sipas protokolleve të përcaktuara dhe të miratuara.Si alternativë, janë dy skenarë shtesë. Njëri është kalimi në mësimin e plotë online, dhe tjetri është aplikimi i një modeli të kombinuar, nëse ka një ndryshim të situatës epidemiologjike që monitorohet vazhdimisht dhe nëse udhëzime të tilla jepen nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, nga kontrolli i kryer nga Ministria e Shëndetësisë te nxënës të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme.Ne si ministri bëjmë thirrje për respektimin e vazhdueshëm të të gjitha masave që janë pjesë e protokolleve shëndetësore – mbajtja e maskave, ruajtja e higjienës personale duke larë duart, mbajtja e distancës e kështu me radhë, për të mbajtur sa më shumë mësimin me prezencë fizike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…