Shaqiri: Zero tolerancë ndaj korrupsionit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar njoftimin në lidhje me krijimin e një sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve dhe ankesave elektronike në lidhje me shërbimet në administratën publike.  Administrata dhe institucionet shtetërore, gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Zero tolerancë ndaj korrupsionit.Krijimi i një sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve dhe ankesave elektronike në lidhje me shërbimet në administratën publike, do t’u mundësojë qytetarëve në çdo kohë të raportojnë një problem ose ankesë në lidhje me një institucion publik, si dhe të raportojnë një problem në procedurë për marrjen e një shërbimi të caktuar nga administrata publike.Ky sistem synon dhe do iu mundësojë qytetarëve:✅Raportim në çdo kohë për dyshime të mundshme për korrupsion në një organ të caktuar të administratës shtetërore✅Raportim në çdo kohë të një problemi në procedurën e marrjes së shërbimeve të caktuara në këto organe✅Synon të mbështesë strategjinë për procesin e përmirësimit të mëtejshëm të administratës publike duke transformuar proceset dhe përmirësuar kapacitetet institucionale

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…