Bekteshi: Numri i turistëve është rritur për 56,6 për shtatë muaj, masat kanë dhënë rezultat, turizmi po kthehet në normalitet

Masat e Ministrisë së Ekonomisë kanë dhënë rezultat, turizmi ngadalë po kthehet në normalitet. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë që numri i turistëve në periudhën janar-korrik të vitit 2021, shënon rritje prej 56,6 %, publikoi në profilin e tij në fejsbuk, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në të njëjtën kohë numri i bujtjeve është rritur për 46,6 %. Në shtatë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 317.713 turistë që kanë realizuar 1.034.645 bujtje. Duke patur parasysh se turizmi në korniza botërore ishte një nga industritë më të goditura nga Pandema COVID 19, fokusi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut  përmes Ministrisë së Ekonomisë si institucion kompetent për zhvillimin e turizmit ishte të mbështeten sektorët më të goditur nga pandemia. Fokusi ishte në ruajtjen e vendeve të punës  në këtë sektor dhe mbështetje të industrisë përmes masave konkrete financiare. Duke patur parasysh numrat e turistëve dhe bujtjeve mund të themi se masat që janë implementuar kanë dhënë rezultate të dukshme. “Numri i turistëve vendorë është rritur si rezultat i Fushatës AskundsinëShtëpi dhe Vauçerëve për turizëm, ndërkaq te turistët e huaj VULA E SIGURISË (safe travel stamp) ka dhënë rezultatet e pritura, ka theksuar ministri në rrjetin social fejsbuk. Këtë vit Ministria e Ekonomisë si një nga masat për mbështetjen e turizmit ndau mbi 3500 vauçerë në vlerë prej 12.000 denarëve për të punësuarit me të ardhura jo të mëdha, që mund t’i shfrytëzojnë në kapacitetet vendore turistike më së voni deri më 30 nëntor.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…