SHBA ndanë ndihma për MBP-në, Nazim Bushi: Faleminderit Amerikë

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka pranuar një donacion në pajisje dhe mjete për ballafaqim me Kovid-19 nga ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërnz. SHBA-ja deri tani disa herë ka donuar pajisje, automjete dhe mjete për nevojat e polisicë së Maqedonisë së Veriut, mes të cilave edhe për Sektorin e punëve kufitare dhe migrimeve dhe Sektorin për zbulim të krimit dhe analizës.Me këtë rast zëvendës ministri i MPB-së Nazim Bushi tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasada e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë partnerët më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat, në veçanti në reformat e arritura në polici si një nga segmentet kryesore në avancimin e sigurisë nacionale, rajonale dhe globale.“Kisha kënaqësi të veçantë që sot bashkë me ambasadoren e SHBA-ve, znj.Kate Bërns, promovuam donacionin e radhës përmes programit ICITAP, program ky i SHBA-ve për pajisje dhe fonde me vlerë prej 163 mijë dollarëve me qëllim ballafaqimin sa më të lehtë të pjesëtarëve të MPB-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19″deklaroi Bushi përcjellë TetovaSot. Ky donacion përbëhet nga gjeneratorë të energjisë elektrike, rezervuarë uji, reflektorë, termometra, dezinfektues, laptopë dhe gjëra të tjera me rëndësi.Bushi u shpreh se me këtë rast informova ambasadoren Bërns se Republika e Maqedonisë së Veriut falë bashkëpunimit dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar reforma dhe me këtë ka bërë modernizimin e kapaciteteve brenda Ministrisë së Brendshme.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…