Bekteshi dhe Hoxha në “Ditën Botërore të Vranecit”: Industria e verës ka potencial të madh eksportues, me promovim më të madh vera vendore do të bëhet e njohur në tregjet botërore

“Duke qenë se jemi në një krizë ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid 19, promovimi i verës vendore jashtë shtetit mund të përdoret si një mundësi për të pushtuar tregje të reja. Një nga produktet tona strategjike bujqësore të eksportit është vera, dhe Ministria e Ekonomisë në periudhën e ardhshme ka siguruar masa për të mbështetur shoqatat e klasterëve përmes të cilave kompanitë mund të hyjnë bashkërisht në tregjet e huaja. Kjo do të jetë një shtysë shtesë për rritjen e shkëmbimit tregtar, veçanërisht për rritjen e eksportit vendor” Kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në kremtimin e “Ditës Botërore të Vranecit” ku u promovua një broshurë për promovimin e industrisë së verës në Maqedoninë  e Veriut përgatitja e së cilës mbështetet nga Ministria e Ekonomisë përmes Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipëmarrësi. Ministri falënderoi shoqatën “Verërat nga Maqedonia” për bashkëpunimin e vazhdueshëm në promovimin e industrisë së verës në Maqedoni. “Verërat nga Maqedonia është një shembull i një klasteri të suksesshëm, i cili inkurajon bashkëpunimin e prodhimit të verës, duke punuar në mënyrë aktive në ofertën e tyre konkurruese, njohjen, promovimin dhe rritjen e eksportit. Ministria e Ekonomisë përmes Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipëmarrësi për vitin 2019 ka ndarë 788,436 denarë (12,800 euro) mbështetje financiare për aktivitetet e klasterit të Verërat nga Maqedonia për prodhimin e materialeve promovuese për industrinë e verës në Maqedoni, ” ceku Bekteshi. Ministri i Bujqësisë Arijanit Hoxha përgëzoi të gjithë prodhuesit e verës, si dhe të gjithë kultivuesit e rrushit të llojit Vranec. “Mbajtja e një ngjarjeje të tillë siguron njohjen e verës së llojit Vranec dhe qëllimi është ta vendosim atë në një kategori më të lartë çmimi, që për prodhuesit do të thotë pozicionim më i mirë i tregut dhe të ardhura më të larta. Njohja e Vranec-it ka të bëjë me njohjen e zonave ku prodhohet, dhe kështu kontribuon në ofertat turistike dhe mirëmbajtjen e zhvillimit të zonave rurale si dhe njohjen e plotë të vendit tonë. Si një shtet anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, ne duam të dërgojmë një mesazh duke mbajtur Ditën Botërore të Vranecit se ne jemi veçanërisht krenarë për prodhuesit e rrushit të verës dhe prodhuesit e verës, sepse ne jemi të sigurt se do të njihet cilësia e mirë e verës së Maqedonisë Vranec. ” theksoi Hoxha.  

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…