Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm

Syarta Ahmeti

Syarta Ameti ka lindur më 22.01.1992 në Ohër. Ajo jeton dhe vepron në qytetin e Ohrit. Është e diplomuar në dy drejtime akademike. Studimet e para i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi Ekologji. Më pas ka vazhduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku ka fituar titullin master në drejtësi.

Profesionalisht është e punësuar në Komunën e Ohrit si Bashkëpunëtore e re për mbrojtjen e resurseve natyrore në Sektorin për Ambient dhe Planifikim Hapësinor.

Në vitin 2019 u bë pjesë e programit American Council of Young Political Leaders, i cili u mbështet pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe u zhvillua në periudhën 4–13 dhjetor 2019.

Gjithashtu, që nga viti 2021 është trajnuese e certifikuar pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku është pjesë e ekipit edukativ të këtij institucioni dhe angazhohet si bashkëpunëtore e jashtme për trajnimin e organeve zgjedhore.

Fletë gjuhët: shqipe (amtare), zotëron në nivel shumë të mirë edhe gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze. Po ashtu ka njohuri bazë të gjuhës turke. Aftësitë e saj gjuhësore i mundësojnë komunikim efektiv në mjedise shumëgjuhëshe dhe pjesëmarrje aktive në programe dhe trajnime ndërkombëtare.

Gjatë angazhimit të saj profesional dhe shoqëror, ka marrë pjesë në një numër të madh trajnimesh, konferencash dhe programesh zhvillimore që lidhen me lidershipin, demokracinë, proceset zgjedhore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizimin e grave në politikë. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në programe dhe iniciativa të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe programe të mbështetura nga organizata ndërkombëtare dhe ambasada të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përveç kësaj, zotëron aftësi të mira në përdorimin e programeve kompjuterike të paketës MS Office (Word, Excel dhe PowerPoint). Është gjithashtu e angazhuar në aktivitete vullnetare dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe në rritjen e pjesëmarrjes qytetare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin zviceran ShTZ Christoph Sommer në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 10 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador…

Kryetari Ahmeti priti ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Sh.S. Iveta Hricová në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 28 maj 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me Sh.S. Iveta Hricová, Ambasadore e…

Kryetari Ahmeti takoi kongresmenin Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën

Prishtinë, 27 maj 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me kongresmenin, z. Keith…