Takim Besimi – Gentiloni – Qeveria e RMV-së reagoi në mënyrë proaktive ndaj krizës energjetike si dhe gjatë krizës shëndetësore

Kriza energjetike dhe inflacioni, masat që ndërmerren nga Qeveria si dhe ekzistimi i mundësive për përkrahjen e realizimit të këtyre masave nga ana e KE-së ishin temë e takimit të sotëm të Ministrit të Financave Fatmir Besimi me komesarin për Ekonomi Paolo Gentiloni, që u realizua gjatë vizitës së punës së ministrit Besimi në Bruksel.– Ashtu si gjatë pandemisë, kur krijuam dhe implementuam pakot e masave për përkrahjen e shëndetësisë, ekonomisë dhe kategorive të ndjeshme dhe të cilat mundësuan  që rënia e PBB-së të jetë më e ulët se 4.2% në vitin 2020, jemi proaktiv edhe në raport me krizën energjetike, theksoi ministri i Financave në këtë takim.Ai i theksoi se masat që i ndërmerr Qeveria për ballafaqimin me krizën energjetike dhe mjete që janë siguruar si përkrahje nga buxheti për kompanitë energjetike që të sigurohet përkrahja e likuiditetit të kompanive dhe kështu në mënyrë indirekte të ndikohet që të mos ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike për tregun  e rregulluar. Në këtë kontekst u theksua edhe masa për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në 5%.– Prioritetet tona afatmesme do të orientohen drejt ballafaqimit me pasojat nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, përmes rritjes së investimeve, përkrahjes direkte të aktiviteteve investuese nga ana e kompanive, promovimit dhe lehtësimit të klimës së investimeve, krijimit të vendeve të reja të punës përmes masave aktive të punësimit, si dhe përkrahjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Kjo do të thotë se përkrahja e tillë do të realizohet me krijimin e fondeve zhvillimore, fondeve për përkrahjen e inovacioneve, fondeve garantuese, fondeve të kapitalit sipërmarrës dhe instrumenteve të ngjashme për përkrahjen e kompanive të orientuara drejt eksportit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjeve sociale, theksoi ministri Besimi. Politika fiskale 2022-2026 synon përforcimin e mëtejshëm të menaxhimit me financat publike dhe qëndrueshërisë fiskale, që duhet të kontribuojë në ruajtjen e stabiltetit makroekonomik, konsolidimin fiskal gradual, përshpejtimin e rritjes ekonomike, si dhe përforcimin e potencialit për rritje të ekonomisë vendase. Me rimëkëmbjen ekonomike në vitin 2021, pritet që të intensifikohet rritja ekonomike në vitet e ardhshme me norma vjetore mesatare prej 5%. Ministri Besimi gjatë vizitës së punës do të takohet me komesarin për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim Olivér Várhelyi, me ushtruesin e detyrës drejtor i përgjithshëm të Drejtorisë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Maciej Popovski dhe me komesarin për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…